Ndërlidhjet

Komisioni Evropian: Kosova dhe Shqipëria në listën e “ vendeve të sigurta”


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Komisioni Evropian pritet këtë të mërkurë të publikojë listën e ”vendeve të sigurta”, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, prej nga mijëra persona janë larguar gjatë këtij vitit.

“Qëllimi i kësaj liste është të përmirësojmë stabilitetin dhe të adresojmë parregullsitë që shkaktojnë valët e migrimeve”, thotë Komisioni Evropian, në një draft - tekst të siguruar nga The Associated Press.

Lista e plotë e asaj që konsiderohet si “vende të sigurta” përfshin Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën, Serbinë dhe Turqinë.

Më shumë se 50 mijë persona nga Kosova kanë aplikuar për azilkërkues në vendet e BE-së, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti. Më shumë se 21 mijë prej tyre vetëm në Gjermani, e cila ndërkohë po mirëpret me dhjetëra mijëra refugjatë nga Siria.

Poashtu edhe qindra persona nga Shqipëria kanë kërkuar azil.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian po planifikon të krijojë një fond prej 1.8 miliardë dollarëve, për vendet e Afrikës, në mënyrë që ato të menaxhojnë më mirë kufijtë e tyre si masë e parandalimit të migrantëve, që i po i mësyjnë Evropës.

Rreth 100 mijë migrantë janë shpëtuar këtë vit duke kaluar Detin Mesdhe, përmes Afrikës Veriore.

Në draft- tekst, thuhet se BE-ja pret që 28 vendet anëtare të ofrojnë ndihmë financiare për këtë plan.

Pritet që Komisioni Evropian të propozojë një ndarje të barabartë mes vendeve anëtare të BE-së, për 120 mijë refugjatë. Shumica nga vendet anëtare duhet ta pranojnë këtë plan.

XS
SM
MD
LG