Ndërlidhjet

Obama siguron votat për të miratuar marrëveshjen me Iranin


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka siguruar 42 vota në Senatin amerikan, për marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Disa senatorë demokratë kanë thënë se ata do ta mbështesnin marrëveshjen, nëse Senati do të vazhdonte debatin për masat e duhura.

42 nga 100 vota, janë të mjaftueshme, për të bllokuar rezolutën, e cila nuk e mbështet marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Duke përdorur taktikat bllokuese senatorët demokratë, do ta kursenin Obamën nga përdorimi i vetos, për të mbrojtur marrëveshjen e arritur me pesë fuqitë tjera, të cilën Shtëpia e Bardhë e sheh si trashëgimi të rëndësishme dhe arritje në politikën e jashtme.

XS
SM
MD
LG