Ndërlidhjet

Siri: Kryengritësit pushtojnë një bazë ushtarake ajrore


Pamje nga luftimet në fshatin Foua, të Ildibit, foto nga muaji gusht 2015
Pamje nga luftimet në fshatin Foua, të Ildibit, foto nga muaji gusht 2015

Televizioni shtetëror sirian thotë se kryengritësit kanë pushtuar një bazë ushtarake ajrore në veriperëndim të vendit.

Në një raport të këtij televizioni, thuhet se më 9 shtator, forcat qeveritare në bazën ajrore Abu Zuhour “janë evakuuar nga pozicionet e tyre dhe janë zhvendosur në një pikë tjetër”.

Kryengritësit përgjegjës për këtë sulm besohet të jenë pjesëtarë të koalicionit islamist, përfshirë këtu edhe aleatin e Al-Qaedas në Siri, Jabhat al-Nusra.

Pushtimi i bazës është edhe një humbje tjetër e forcave qeveritare në provincën Idlib, pjesa dërmuese e së cilës tani kontrollohet nga kryengritësit që luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG