Ndërlidhjet

Clinton do ta zbatonte marrëveshjen me Iranin


Hillary Clinton
Hillary Clinton

Hillary Clinton ka thënë se do të zbatonte marrëveshjen me Iranin nëse do të zgjidhej presidente e Shteteve të Bashkuara, si dhe do të ndërmerrte masa nëse Teherani e shkel atë.

Në një adresim të madh rreth marrëveshjes, kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016 ka thënë se do të ndërmerrte aksione ushtarake nëse Irani lëviz drejt krijimit të armës bërthamore.

“Si presidente, do të ndërmarr çdo aksion të nevojshëm për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë. Nuk do të hezitoj të ndërmarr aksione ushtarake nëse Irani bën përpjekje të sigurojë armë bërthamore”, ka thënë Clinton gjatë një fjalimi në Institutin Brookings në Uashington.

Irani i hedh poshtë akuzat se bën përpjekje sekrete të krijojë armë bërthamore.

Clinton, ish-sekretare amerikane e Shtetit, ka thënë se e kupton skepticizmin e gjerë për Iranin.

“Nuk ka absolutisht asnjë arsye për t’i besuar Iranit”, ka thënë ajo.

Irani dhe fuqitë botërore, në muajin korrik, kanë arritur marrëveshje, sipas së cilës, Republika Islamike do të kufizojë aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Clinton ka mbajtur fjalimin një ditë pasi Kongresi amerikan të fillojë debatin për marrëveshjen.

Administrata e presidentit të SHBA-së, Barack Obama, ka siguruar tashmë zotime të mjaftueshme për mbështetje në Senat, për të parandaluar ligjvënësit nga prishja e marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG