Ndërlidhjet

Rusia “ndërton bazë ushtarake” në kufi me Ukrainën


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Rusia thuhet se ka nisur ndërtimin e një baze të madhe ushtarake në zonën Belgorod, pranë kufirit me Ukrainën.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dokumentet publike, ka thënë se Ministria ruse e Mbrojtjes është duke ndërtuar bazën në një lokacion prej 300 hektarësh.

Sipas burimit të njëjtë, atje do të vendosen depo municioni dhe kazerma për 3,500 ushtarë, si dhe një qendër rekreative.

Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë se dërgon armë dhe pajisje në lindje të Ukrainës, për të mbështetur separatistët që luftojnë forcat qeveritare.

Moska nuk pranon se ushtria e saj ndodhet në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG