Ndërlidhjet

Ban: Përgjegjësia për sirianët është kolektive


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se përgjegjësia për të mbrojtur civilët sirianë është kolektive dhe e domosdoshme.

Ban ka thënë se dështimi për t’iu dhënë fund vuajtjeve në Siri shihet më së miri në kampet në Jordani, Liban ,Turqi dhe tani në Evropë.

“Në Siri, Irak dhe më gjerë, po bëjmë gjithçka të mundur për të shpëtuar jetë. Ne kemi nevojë për vullnet politik dhe fonde. Të gjithë ata me ndikim duhet të ngrihen mbi inetersat e ngushtë dhe të punojmë për një të mirë më të madhe të rajonit dhe të botës sonë”, ka thënë Ban, duke iu adresuar Forumit për Paqe dhe Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

Evropa po përballet me fluksin më të madh të refugjatëve dhe migrantëve nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, që nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG