Ndërlidhjet

Egoizmi “rrezikon” projektin evropian


Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel.
Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel.

Projekti evropian është në rrezik për shkak të “rritjes së egoizmit” në mesin e vendeve anëtare, ka thënë zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel.

“Evropa nuk është në rrezik për shkak të Greqisë, por për shkak të rritjes së egoizmit kombëtar”, ka thënë Gabriel, i cili është edhe ministër i Ekonomisë, para Bundestagut gjerman.

“Nëse nuk e tejkalojmë këtë, atëherë nuk do të jemi në gjendje që t’i bindim njerëzit për idenë evropiane”, ka shtuar Gabriel.

Komentet vijnë një ditë pasi Komisioni Evropian ka shpallur një plan për trajtimin e krizës me refugjatë në Evropë.

Plani përcakton kuota të detyrueshme për numrin e refugjatëve që secili vend i BE-së duhet t’i pranojë.

Gjermania, destinacioni kryesor për shumë migrantë, i mbështet kuotat, por vendet lindore të BE-së i kundërshtojnë ato.

Gjermania po ashtu është kontribuesja kryesore në paketën e ndihmës për Greqinë, e cila vuan nga kriza me borxhe.

XS
SM
MD
LG