Ndërlidhjet

Kritikohet zgjerimi i Rrjedhës së Veriut


Harta e tubacionit Rrjedha e Veriut
Harta e tubacionit Rrjedha e Veriut

Kryeministrat e Ukrainës dhe të Sllovakisë kanë dënuar marrëveshjen për zgjerimin e tubacionit të gazit, Rrjedha e Veriut, i cili e sjell direkt gazin natyror nga Rusia në Evropën perëndimore.

Pas takimit në Bratisllavë, Robert Fico dhe Arseniy Yatsenyuk kanë thënë se plani është “antievropian”.

Yatsenyuk ka thënë se vendi i tij do të humbasë dy miliardë dollarë dhe Sllovakia 800 milionë në tarifat e tranzitit, nëse projekti zbatohet.

Javën e kaluar, gjiganti rus i gazit, Gazprom, dhe kompanitë energjetike nga vendet perëndimore të BE-së kanë nënshkruar planin për zgjerimin e tubacionit, i cili shkon nën Detin Baltik për në Gjermani.

XS
SM
MD
LG