Ndërlidhjet

OKB-ja me një mekanizëm të ri për armët kimike në Siri


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Këshilli i Sigurimit i OKB-ës, për herë të parë, do të miratoj një trup të ri hulumtues në nivel ndërkombëtarë, të cilit do t’i lejohet që të vendosë, se kush është përgjegjës për sulmet me armë kimike në Siri, ka thënë një diplomat, raporton The Associated Press.

Deri tani OKB-ja dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, e kanë pasë të pa mundur të hetojnë sulmet me armë kimike, pa i hedhur fajin qeverisë ose rrebelëve.

Trupa e re është rezultat i një bashkëpunimi të rrallë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, për luftën në Siri, e cila tashmë po hynë në vitin e saj të pestë.

Një diplomat i Këshillit, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se asnjë vend anëtar i Këshillit, nuk e ka refuzuar kërkesën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm, Ban ki Moon, në mbështetje, të kësaj nisme.

Qeveria e Sirisë ka mohuar të ketë përdorë armë kimike, por Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi kanë vazhduar ta fajësojnë atë se ka hedh materie toksike me helikopterë.

XS
SM
MD
LG