Ndërlidhjet

Rusia tërhiqet nga plani i OKB-së për të hetuar Irakun


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Rusia ka braktisur planin e iniciuar nga ambasadori i saj në Kombe të Bashkuara për të parë nëse dhe në Irak janë përdorur armë kimike, si në Siri.

Burime qeveritare të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë , kanë thënë se tashmë ekzistojnë prova se grupi i militantëve të Shtetit Islamik ka përdorur gaz dhe forma tjera të armëve kimike, kundër kurdëve në Irak.

Raporti citon ambasadorin rus në OKB, Vitali Churkin, të ketë kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, të zgjerojë planin hulumtues, në të cilin do të përfshihej edhe Iraku për të parë se kush është përgjegjës, për kryerjen e sulmeve me gaz dhe armë kimike.

Një diplomat i Kombeve të Bashkuara ka thënë se Iraku ka kundërshtuar zgjerimin e mandatit, për përfshirjen e territorit të saj në këtë plan.

XS
SM
MD
LG