Ndërlidhjet

Rita Ora mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO


Rita Ora.
Rita Ora.

Personalitete shqiptare me famë botërore po vazhdojnë mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Kësaj radhe këngëtarja britanike me famë botërore e lindur në Kosovë, Rita Ora, në një artikull të revistës diplomatike franceze “La Lettre Diplomatique” ka thënë se ajo përkrahë nismën e Kosovës,në këtë drejtim “në mënyrë që të sigurohet se populli i Kosovës, rinia e Kosovës, kanë qasje në më shumë mundësi.”

Rita Ora ka shkruar edhe për kohën kur ishte refugjate në Angli. Ajo ka thënë se të qenurit refugjat e ka dalluar atë nga të tjerët. Sipas saj “refugjatët rrallë se kanë një zë.”

Rita ka thënë se është e rëndësishme që t'i japë mbështetje Kosovës në këtë drejtim, duke nënvizuar se UNESCO duhet të jetë pjesë e këtyre përpjekjeve.

"Së bashku mund ta përcaktojmë shekullin 21", ka thënë Rita Ora.

Ditë më parë letra të tilla kanë dërguar edhe sopranoja me famë botërore, Inva Mula dhe shkencëtari me prejardhje shqiptare, Ferid Murad.

XS
SM
MD
LG