Ndërlidhjet

“Rrëmbehen” 18 punëtorë turq në Irak


Irak
Irak

Militantë të panjohur kanë thënë se kanë rrëmbyer 18 punëtorë turq në Bagdad dhe kanë lëshuar një listë të kërkesave që Turqia duhet t’i përmbushë për lirimin e tyre.

Një video e postuar online të premten i tregon 18 punëtorët ulur përpara pesë militantëve të armatosur dhe me maska të zeza.

Punëtorët kanë identifikuar veten dhe qytetin nga vijnë.​

Grupi ka kërkuar nga Turqia që të ndalojë rrjedhën e militantëve në Irak, të ndalojë kalimin e naftës nga rajoni kurd i Irakut përmes territorit turk dhe të heqë “rrethimin” e qyteteve dhe fshatrave sirianë, të banuar kryesisht nga shiitët.

Militantët e kanë identifikuar veten si Furaq al-Maet ose Skuadra e Vdekjes.

Vërtetësia e videos nuk mund të konfirmohet.

XS
SM
MD
LG