Ndërlidhjet

Rusi: Zhvillohen zgjedhjet lokale – opozita bllokohet


Pamje nga zgjedhjet lokale dhe rajonale në Rusi

Në Rusi kanë filluar zgjedhjet lokale dhe rajonale, ndërsa opozita liberale është bllokuar dhe kandidatët e mbështetur nga Kremlini, pritet të dominojnë.

Në votimet e sotme të drejtë vote kanë 59 milionë njerëz, afërsisht gjysma e popullatës.

Votimi bëhet për 90 mijë vende legjislative dhe 1,300 zyra rajonale, përfshirë 21 guvernatorë.

Autoritetet zgjedhore në rajonet Kaluga, Magadan dhe Novosibirsk, nuk e kanë lejuar pjesëmarrjen e kandidatëve të opozitës në garën zgjedhore, duke cituar shkaqe teknike, për të cilat opozita thotë se janë të motivuara politikisht dhe kanë për qëllim moslejimin e kandidatëve opozitarë për të marrë pjesë në zgjedhje.

Nga ana tjetër, organizata joqeveritare ruse, Golos, që i monitoron zgjedhjet, tha se i ka regjistruar më tepër se 700 raste të dyshuara për vjedhje gjatë votimeve.

XS
SM
MD
LG