Ndërlidhjet

Raportet: Gjermania rikthen kontrollin kufitar me Austrinë


Migrantët e mbajnë flamurin gjerman pasi arritën me tren nga Austria në një stacion hekurudhor afër Berlinit
Migrantët e mbajnë flamurin gjerman pasi arritën me tren nga Austria në një stacion hekurudhor afër Berlinit

Gjermania do ta rikthej kontrollin në kufirin e saj me Austrinë, derisa po ballafaqohet me numër rekord të migrantëve, raportuan sot mediat në Gjermani.

Kontrolli i pasaportave ishte anuluar për vendet brenda zonës Shengen të Bashkimit Evropian, por vendimi për rikthimin e kësaj mase, pritet të shpallet nga ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, në një konferenncë për gazetarë sonte në Berlin, kanë raportuar disa media gjermane.

Gjermania është bërë vend i destinimit për migrantët, kryesisht nga Siria, pasi kancelarja, Angela Merkel, i ka lehtësuar rregullat e azilit për shtetasit e vendit që është i përfshirë në luftë.

Por, me 450 mijë imigrantë, që kanë arritur prej fillimit të vitit, infrastruktura në Gjermani është tkurrur në maksimum, raporton AFP nga Berlini.

XS
SM
MD
LG