Ndërlidhjet

10 të vdekur në Pakistan


Viktimat nga shpërthim në qytetin Multan, në Pakistan.
Viktimat nga shpërthim në qytetin Multan, në Pakistan.

Së paku 10 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 janë plagosur, në një shpërthim që ka ndodhur në qytetin Multan, në Pakistan.

Zyrtarët thonë se disa nga të plagosurit nga shpërthimi, në një terminal të autobusëve, janë në gjendje kritike.

Policia fillimisht tha se shpërthimi ka ndodhur kur një motoçikletë është përplasur me bombolë gazi, duke shkaktuar zjarr të madh.

Por tani policia beson se njëri nga automjetet po bartte lëndë shpërthyese.

Mjete shpërthyese janë gjetur në vendin e ngjarjes.

XS
SM
MD
LG