Ndërlidhjet

Çekia nuk e kthen kontrollin mbi kufirin me Austrinë


Pragë, foto arkivi
Pragë, foto arkivi

Republika Çeke nuk do të kthejë kontrollin mbi kufirin e saj me Austrinë, të paktën jo tash për tash, ka thënë të hënën ministri i jashtëm çek, Lubomir Zaoralek.

Deklarata e tij pason vendimin e Gjermanisë për të rikthyer kontrollin e kufirit me Austrinë, për të kontrolluar hyrjen e mijëra azil-kërkuesve në ditë.

Berlini ka paralajmëruar se kjo masë e përkohshme do vendoset fillimisht në kufirin jugor me Austrinë.

“Për ne, situata nuk është e tillë që do të na shtynte të shqyrtonim masat fundmanetale”, ka thënë ministri çek, për agjencinë çeke të lajmeve, ÇTK.

Deri më tash, autoritetet çeke vetëm kanë shtuar numrin e personelit në njësitë patrolluese të zakonshme, përgjatë kufirit me Austrinë.

Migrantët kanë shfrytëzuar transportin e Austrisë për të arritur në Gjermani, ndonëse disa prej tyre kanë shfrytëzuar edhe territorin çek për të depërtuar drejt Evropës Perëndimore.

Kufijtë e hapur ndërmjet vendeve evropiane, të cilat kanë nënshkruar Traktatin e Schengenit, janë një nga kriteret kryesore të këtij projekti evropian, ndonëse kontrolli mbi kufijtë mund të ritkthehet sipas Traktatit, me kusht që masat e tilla të jenë të përkohshme.

XS
SM
MD
LG