Ndërlidhjet

Rusia mban stërvitje masive ushtarake


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ka nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake vjetore.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, rreth 95,000 ushtarë marrin pjesë në to, së bashku me dhjetëra aeroplanë ushtarakë dhe anije detare.

Manovrat ushtarake janë koduar me emrin Qendra-2015 dhe do ta zgjasin shtatë ditë.

Ato do të zhvillohen në Qarkun Ushtarak Qendror të Rusisë, i cili përfshin malet Urale dhe Siberinë.

Bazuar në një aleancë ushtarake post-sovjetike, e njohur si Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive, në stërvitjet e forcave ruse marrin pjesë edhe forcat kazake.

XS
SM
MD
LG