Ndërlidhjet

Egjipti kërkon falje për vrasjen e turistëve


Egjipt - foto arkivi
Egjipt - foto arkivi

Egjipti ka kërkuar falje pasi 12 njerëz, përfshirë tetë turistë meksikanë, janë vrarë gabimisht nga forcat e sigurisë në një operacion antiterrorist.

Grupi ka pasur lejen të udhëtojë në një zonë të largët të Shkretëtirës Perëndimore, kanë thënë zyrtarë të turizmit.

Megjithatë, Ministria e Brendshme ka thënë se turistët kanë hyrë në një zonë të kufizuar.

Egjipti është duke luftuar militantët islamikë për vite të tëra.

Sulmet ndaj ushtrisë dhe policisë, sidomos në Gadishullin Sinai, janë përshkallëzuar prejse presidenti islamist, Mohammed Morsi, është rrëzuar nga pushteti në vitin 2013.

Shkretëtira Perëndimore është një zonë e njohur turistike, por ajo është bërë e rrezikshme, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Libi.

Dhjetë meksikanë dhe egjiptianë po ashtu janë plagosur dhe janë duke u trajtuar në një spital lokal.

Kryeministri i Egjiptit, Ibrahim Mahlab, ka kërkuar falje në një bisedë telefonike me ambasadorin e Meksikës në Kajro.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka dënuar incidentin dhe ka thënë se ka kërkuar hetime gjithëpërfshirëse nga Qeveria egjiptiane.

XS
SM
MD
LG