Ndërlidhjet

Mbi gjysmë milioni migrantë kanë hyrë në BE më 2015


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Mbi gjysmë milioni migrantë janë numëruar të kenë kaluar kufirin e Bashkimit Evropian gjatë këtij viti, në krahasim me numrin prej 280 mijësh të regjistruar në vitin 2014.

Të dhënat janë publikuar nga agjencia evropiane e kufirit, Frontex.

“Mbi 500 mijë migrantë janë regjistruar në kufijtë e Bashkimit Evropian në tetë muajt e parë të këtij viti, kurse në muajin gusht është regjistruar numri rekord prej 156 mijë vetash”, thuhet në deklaratën e Frontexit.

Shumica prej tyre janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika veriore.

XS
SM
MD
LG