Ndërlidhjet

Hungaria arreston 60 migrantë


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Zyrtarë të Hungarisë kanë thënë se deri tani kanë arrestuar 60 migrantë, bazuar në ligjin e ri, dhe se planifikon t’i dënojë ata.

Hungaria sot ka mbyllur pikën kufitare me Serbinë, para syve të migrantëve nga Siria , Afganistani dhe vendet tjera.

Kufiri është mbyllur të martën, më 15 shtator, pas një numri rekord prej 9,380 migrantëve, që kanë kaluar një ditë më parë kufirin me Hungarinë.

Policia e Hungarisë më herët ka arrestuar 9 sirianë dhe 7 afganë për kalim ilegal të kufirit nga Serbia.

Ky njoftim u bë derisa sot ka hyrë në fuqi legjislacioni i ri lidhur me fluksin e madh të migrantëve nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.

Zëdhënësja e policisë së Hungarisë, Viktoria Csiszer-Kovacs, tha se migrantët e arrestuar ishin të dyshuar për heqje të barrierës nga telat me gjemba, përgjatë kufirit me Serbinë, për të hyrë në Hungari.

XS
SM
MD
LG