Ndërlidhjet

Tusk: Të enjten vendimi për samitin e jashtëzakonshëm të BE-së


Donald Tusk.
Donald Tusk.

Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka thënë se do të vendosë të enjten, nëse duhet të thërras për një samit të jashtëzakonshëm vendet e Bashkimit Evropian, për çështjen e migrimit.

“Gjatë konsultimeve me disa liderë, ata kanë kërkuar një takim tjetër të Këshillit të Evropës.

Do t’i vazhdojë konsultimet dhe vendimin tim do ta bëjë publik të enjten,“ ka shkruar Tusk, në rrjetin e tij social në Twitter.

Sot gjatë ditës kancelarja gjermane Angela Merkel, ka bërë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm të vendeve të BE-së, duke kërkuar unitet.

XS
SM
MD
LG