Ndërlidhjet

Putini “i telefonon” Elton Johnit


 Elton John.
Elton John.

Këngëtari i njohur britanik, Elton John, ka thënë se është kontaktuar nga Vladimir Putin, pasi ai ka kërkuar të takojë presidentin rus, për të biseduar për të drejtat e homoseksualëve.

Në një intervistë për BBC-në, John ka thënë se do të bisedojë me Putinin për qëndrimin e tij “absurd” ndaj kësaj çështjeje.

Në një mesazh në Instagram, John ka falënderuar presidentin rus për bisedën telefonike.

Detaje të bisedës nuk janë publikuar.

Zyra e Putinit e ka konfirmuar atë, por jo edhe takimin.

Megjithatë, në mesazhin e këngëtarit thuhet: “Pres takimin me ju ballë për ballë për të diskutuar barazinë e LGBT-së (lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transseksualëve) në Rusi”.

Rusia përballet me kritika ndërkombëtare për shkak të ligjeve të saj kundër homoseksualitetit.

Në një raport të organizatës Human Rights Watch, vitin e kaluar, është thënë se Rusia ka dështuar të parandalojë dhe ndjekë penalisht dhunën homofobike.

Elton John, ndërkaq, ka zbuluar se është homoseksual në vitin 1988, pasi është divorcuar nga gruaja e tij gjermane, Renate Blauel.

Ai është martuar me partnerin e tij, David Furnish, vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG