Ndërlidhjet

Preshevë: Në ditë vazhdojnë të arrijnë nga 2 mijë migrantë


Pamje e migrantëve që presin të regjistrohen në Qendrën e pranimit në Preshevë të Serbisë
Pamje e migrantëve që presin të regjistrohen në Qendrën e pranimit në Preshevë të Serbisë

Hyrja e migrantëve nga Maqedonia në Serbi nuk është zvogëluar pasi dje Hungaria e ka mbyllur kufirin.

Në Qendrën e pranimit në Preshevë, në ditë regjistrohen 2 mijë migrantë, shumica prej tyre nga Lindja e Mesme, ka thënë Ahmet Halimi, sekretar i Kryqit të Kuq në këtë qytet.

Sipas tij, sot në mëngjes kanë arrritur 500 vetë, që preesin të regjistrohen, raporton agjencia Beta.

Por, Ahmet Halimi thekson se mbyllja e kufirit në Hungari ka ndikim edhe në qendrën e pranimit në Preshevë.

“Njerëzit janë nisur në rrugë, pa e ditur se ku do të shkojnë, tash pengesë është barriera me tela gjemborë, të gjithë janë nervozë, kështu që ne jemi të kujdesshëm me ta”, tha Halimi, dhe ka shtuar se “ka edhe të atillë që nuk kanë asgjë, as rroba as mbathje, sepse kanë qenë në anije e cila është përmbysur në det”, kështu që kanë mbetur pa asgjë.

Ai ka theksuar se asnjëri nga refugjatët nuk mbetet në Preshevë, dhe pasi e marrin vërtetimin për regjistrim, u lejohet qëndrimi triditësh në Serbi ose duhet të paraqesin kërkesë për azil.

Nëse këtë nuk e bëjnë, ata pas tri ditësh duhet të laergohen nga Serbia.

Mëtutje, Ahmet Halimi ka njoftuar se migrantëve u jepet ushqim, nddërsa nga një donator privat marrin qumësht për fëmijë.

“Ushqimin e siguron edhe UNHCR-i, meqë rezervaat tona janë kah fundi”, tha Halimi.

XS
SM
MD
LG