Ndërlidhjet

Afganistan: Sulm vetëvrasës kundër ndërtesës së qeverisë rajonale


Pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane në vendin ku ka ndodhur sulmi vetëvrasës në Pangham
Pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane në vendin ku ka ndodhur sulmi vetëvrasës në Pangham

Nga një sulm vetëvrasës të militantëve talibanë në periferi të kryeqytetit Kabul në Afganistan, është vrarë së paku një polic.

Policia afgane tha se cak i sulmit të sotëm ishte kompleksi qeveritar rajonal në Paghman, që është në perëndim të Kabulit.

Agjencitë paraqesin shifra të ndryshme për viktima.

Derisa agjencia DPA raporton se është vrarë një polic dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë, shumica prej tyre civilë, AFP-ja e ka cituar policinë që thotë se numri i të vrarëve ishte katër, ndërsa i të plagosurve 41.

Militantët talibanë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Prej muajit prill të këtij viti, kur talibanët e filluan, siç thuhet ofensivën verore, dhuna në këtë vend ka arritur nivel tejet të lartë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë vrarë afro 1,600 civilë dhe më se 3,300 janë plagosur.

XS
SM
MD
LG