Ndërlidhjet

Ban ki Moon: “I shokuar” nga dhuna ndaj migrantëve


 Ban Ki-Moon
Ban Ki-Moon

Sekretari i Përgjithshëm Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka thënë se është ndjerë “i shokuar”, pas veprimeve të fundit të policisë hungareze, ndaj migrantëve.

Ban ka thënë se një veprim i tillë ndaj azilkërkuesve është i “papranueshëm”, raporton BBC.

Me qindra migrantë janë përfshirë në përleshjet me forcat policore, në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë.

Hungari, e cila ka përdorur dhunën dhe gaz lotsjellës ndaj migrantëve, ka raportuar se 20 policë të saj janë lënduar.

Së paku dy migrantë janë lënduar konfirmon policia e Hungarisë dhe Serbisë.

XS
SM
MD
LG