Ndërlidhjet

Ban ki Moon: Migrantët të trajtohen me humanizëm


 Ban ki-Moon.
Ban ki-Moon.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka folur për krizën e migrantëve, në një konferencë për media në New York

Ai ka thënë se të gjithë ata që kërkojnë azil, meritojnë mbështetje të plotë.

"Njerëzit të cilët ballafaqohen me bomba dhe brutalitet në vendin e tyre do të vazhdojnë të kërkojnë një jetë më të mirë për vete. Ata të cilët kanë pak perspektivë në vendin e tyre, do të kërkojnë mundësi të reja,” ka thënë Ban.

Ai më tutje ka shpjeguar se migrantët po rrezikojnë jetën e tyre, për një të ardhme më të mirë. Migrantët “duhet të trajtohen me njerëzi dhe humanitet.”

"Ky është edhe mesazhi im kryesor për liderët e vendeve të Azisë apo Evropës, apo kudo që shkojnë migrantët".

Ban në këtë konferencë ka folur edhe për raportimet e përfshirjes ushtarake të Rusisë, në Siri.

Ai ka thënë se zgjidhja nuk është me ndihma ushtarake.

“Unë jam i shqetësuar për palët të cilat dërgojnë armë. Një gjë e tillë do të ndikojë vetëm në përkeqësim të situatës,” ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon.

XS
SM
MD
LG