Ndërlidhjet

Thaçi në Londër, shpalos synimet e Kosovës


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për vizitë zyrtare në Londër, ku sot ka takuar ministrin britanik për Evropë, David Lidington.

“Me ministrin Lidington biseduam për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ku rol të veçantë luan edhe përkrahja e Britanisë së Madhe. Anëtarësimet në UNESCO, Këshill të Evropës, INTERPOL dhe në UEFA e FIFA ishin pjesë e bisedës sonë. Por, gjithashtu, ne biseduam edhe për çështjet e sigurisë, për instalimin e dialogut politik me NATO-n dhe për strategjinë kombëtare për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit”, ka njoftuar Thaçi përmes një postimi në Facebook.

XS
SM
MD
LG