Ndërlidhjet

Kryeministri kroat: Migrantët do të dërgohen tutje


Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq.
Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Migrantët që arrijnë në Kroaci, do të dërgohen tutje, ka thënë kryeministri kroat, Zoran Millanoviq, duke shtuar se vendi i tij nuk mund të bëhet një “pikë e nxehtë për migrantët”.

Ai ka thënë se kufijtë e Kroacisë nuk do të mbyllen asnjëherë plotësisht, porse situata ka arritur kulmin.

“Kalojmë në planin B sepse nuk mund të regjistrojmë dhe as sistemojmë më migrantë, destinacioni i të cilëve nuk është Kroacia”, ka thënë Millanoviq në një konferencë për gazetarë.

Komentet e tij vijnë pasi Kroacia ka mbyllur shtatë nga tetë pikat kufitare me Serbinë, në përpjekje për të frenuar fluksin e migrantëve.

Mbi 14,000 migrantë kanë hyrë në Kroaci nga Serbia, prejse Hungaria ka mbyllur tërësisht kufirin me Serbinë ditën e martë.

Shumica e migrantëve ikin nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

XS
SM
MD
LG