Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi i talibanëve – dhjetëra të vrarë


Policia zhvillon hetime pas një sulmi të mëparshëm në Pakistan
Policia zhvillon hetime pas një sulmi të mëparshëm në Pakistan

Zyrtarë ushtarakë të Pakistanit thonë se militantët talibanë i kanë vrarë 29 vetë, përfshirë 16 besimtarë që ishin duke u falur në xhami, kur ata e kanë sulmuar një bazë ajrore pakistaneze.

Po ashtu, janë vrarë së paku 13 militantë.

Sulmi i djeshëm i talibanëve në bazën ajrore Badaber, në qytetin veriperëndimor pakistanez, Peshavar, ishte më vdekjeprurësi kundër kapaciteteve ushtarake në historinë e Pakistanit.

Talibanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG