Ndërlidhjet

Kazakistan: Hetime për mbytjen e 4 ushtarëve gjatë stërvitjes


Ministri Imangali Tasmambetov gjatë vizitës lidhur me hetimet për katër ushtarët e vrarë në Kazakistan
Ministri Imangali Tasmambetov gjatë vizitës lidhur me hetimet për katër ushtarët e vrarë në Kazakistan

Autoritetet në Kazakistan thanë sot se po zhvillojnë hetime për mbytjen në ujë të katër ushtarëve, gjatë një stërvitjeje ushtarake në Detin Kaspik.

Ministri i mbrojtjes, Imangali Tasmambetov, sot e ka vizituar qytetin Aktau në Kaspik, ku një ushtrim zbarkues me makinë ushtarake amfibe, u tregua fatkeq, me ç’rast u vranë katër ushtarë.

Raportohet se ministri i ka shkarkuar katër zyrtarë rajonalë ushtarak nga detyrat e tyre.

Prokurori i përgjithshëm i Kazakistanit ka hapur hetim lidhur me vrasjen e ushtarëve, të cilët të gjithë janë mbytur kur makinat e tyre të blinduara të tipit BTR-80, u fundosën në ujë, gjatë përpjekjes për zbarkim amfib.

Tre ushtarë ishin të moshës 19 vjeçare, ndërsa i katërti ishte 23 vjeç.

XS
SM
MD
LG