Ndërlidhjet

Sulme ajrore izraelite në Gazë, pas raketave të militantëve


Pamje pas një sulmi ajror izraelit në Qytetin e Gazës në vitin 2014
Pamje pas një sulmi ajror izraelit në Qytetin e Gazës në vitin 2014

Izraeli sot ka ndërmarrë sulme ajrore në Rripin e Gazës, pasi militantët palestinezë kanë hedhur raketa matanë kufirit në pjesën jugore të Izraelit.

Cak i sulmeve ajrore në mëngjes ishin dy kampe stërvitore, që i takojnë grupit islamik, Hamas.

Nuk kapasur raporte të menjëhershme për viktima eventuale.

Mbrëmë vonë, militantët në Rripin e Gazës e kanë hedhur një raketë, që e ka dëmtuar një autobus në qytetin kufitar izraelit, Sderot, ndërsa raketa e dytë është asgjasuar nga mbrojtja raketore izraelite.

Në të dy sulmet nuk ka pasur viktima.

Një grup që u ka shprehur lojalitet militantëve të Shtetit Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për njërin sulm me raketë.

XS
SM
MD
LG