Ndërlidhjet

Kanada: Përshpejtohet procesi i pranimit të refugjatëve sirianë


Pamje nga kryeqyteti Otava në Kanada
Pamje nga kryeqyteti Otava në Kanada

Kanadaja ka shpallur se do t’i pranoj 10 mijë refugjatë nga Siria, gjatë vitit të ardhshëm.

Autoritetet e Kanadasë, mbrëmë vonë, kanë njoftuar se do ta thjeshtojnë dhe përshpejtojnë procesin e miratimit të aplikacioneve, që do të thotë se refugjatët më nuk kanë nevojë ta dëshmojnë statusin e tyre nëpërmjet Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatë.

Javën e kaluar, Kanadaja tha se do të dërgoj ndihmë në vlerë prej 100 milionë dollarësh amerikanë për kampet e refugjatëve sirianë.

Në dekadat e kaluara, Kanadaja me shpejtësi e ka sistemuar një numër të madh të refugjatëve.

Në vitet e 90-ta i ka marrë afro 5 mijë vetë nga Kosova.

Prej Luftës së Dytë Botërore, në Kanada kanë arritur më tepër se 1.2 milionë refugjatë.

XS
SM
MD
LG