Ndërlidhjet

Shefi i Agjencisë atomike arriti në Teheran


Yukiya Amano ka arritur në Teheran
Yukiya Amano ka arritur në Teheran

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), Yukiya Amano, ka arritur në Iran, për takime të nivelit të lartë, me qëllim të përshpejtimit të hetimeve të agjencisë për akuzat se Irani në të kaluarën, kishte punuar për zhvillimin e armatimit atomik.

Ai sot në Teheran është takuar me zyrtarë të lartë iranianë.

Diplomatët i kanë thënë agjencisë Associated Press se Amano e kishte planifikuar këtë udhëtim për intervista me shkencëtarët iranianë, të ndërlidhur me eksperimentet e dyshuara dhe për diskutim të inspektimit të planifikuar në kapacitetin bërthamor në Parchin të Iranit.

Irani e ka hedhur poshtë çfarëdo pune për zhvillimin e armatimit atomik.

Më herët këtë muaj, ANEB-i tha se i kishte dërguar Iranit pyetje për “dykuptimësinë” në dokumentet e dorëzuara lidhur me vlerësimet e aktiviteteve të kaluara bërthamore të Iranit.

XS
SM
MD
LG