Ndërlidhjet

Turqi: Pritet pjesëmarrja e mijëra vetëve në tubimin anti-terror


Pamje e një pjese të Stambollit
Pamje e një pjese të Stambollit

Mijëra vetë pritet të marrin pjesë në tubimin e sotëm anti-terror në Staboll të Turqisë.

Demonstrata e quajtur Një Zë Kundër Terrorizmit do të mbahet në Sheshin Jenikapi dhe në të do të flasë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë tubim pritet të jepet një sinjal i nivelit të mbështetjes popullore për ofensivën e Erdoganit kundër militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), në pjesën juglindore të Turqisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anatolia, dje ka raportuar se nga sulmet ajrore kundër luftëtarëve të PKK-së janë vranë së paku 55 militantë.

Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e zotit Erdogan, që ka rrënjë islamike, po përpiqet t’i rikthejë humbjet që i ka pësuar në zgjedhjet e qershorit, të cilat sollën një situatë ku kjo parti nuk ishte në gjendje ta formoj qeverinë, kështu që zgjedhjet e reja do të mbahen më 1 nëntor.

Analistët thonë se sulmet kundër PKK-së janë të ndërlidhura me problemet në zgjedhje të partisë AKP.

XS
SM
MD
LG