Ndërlidhjet

Basketboll: Franca e treta, pas fitores kundër Serbisë


Kombëtarja e Francës në basketboll e ka mundur Serbinë me rezultat 81:68, në ndeshjen e sotme për vendin e tretë dhe e ka fituar medaljen e bronxtë në Kampionatin Evropian të Basketbollit, i cili po zhvillohet në Francë.

Kombëtarja vendëse e mbronte titullin e kampionit, por në gjysmëfinale humbi nga Spanja.

Serbia i fitoi 7 ndeshjet e para në këtë kampionat, por i fumbi dy të fundit. Në gjysmëfinale, Serbia humbi nga Lituania.

Sot në finale të këtij kampionati takohen Spanja dhe Lituania.

XS
SM
MD
LG