Ndërlidhjet

Rohani: Qytetarët iranianë mbështesin marrëveshjen bërthamore


Hasan Rohani.
Hasan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hasan Rohani, ka thënë se shumica e iranianëve e mbështesin marrëveshjen bërthamore. Përmes kësaj marrëveshje,Teherani ka pranuar ta ngadalësojë programin bërthamorë, në shkëmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Në një intervistë televizive për mediat amerikane, Rohani ka theksuar se iranianët sërish nuk kanë besim tek amerikanët, por kjo marrëveshje duhet t’i përmirësojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Distanca, mosbesimi, mosmarrëveshjet, nuk do të largohen menjëherë,” ka thënë Rohoani, duke shtuar se “ unë besoj që ne kemi ndërmarrë hapat e parë për ta zbutur këtë armiqësi.”

Rohani ka thënë se Irani është i interesuar për “shkëmbim të të burgosurve”.
Irani ka burgosur disa shtetas amerikanë, përfshi këtu edhe gazetarin e Washington Post, Jason Rezaina.

Irani po kërkon lirimi e disa shtetasve të saj, të cilët janë të burgosur në Amerikë, përshkak të thyerjes së disa sanksioneve.

XS
SM
MD
LG