Ndërlidhjet

Austri: Gajtë fundjavës kanë hyrë dhjetëra mijëra migrantë


Policia austriake në vendkalimin kufitar Nickelsdorf i drejton migrantët kah autobusët dhe trenat
Policia austriake në vendkalimin kufitar Nickelsdorf i drejton migrantët kah autobusët dhe trenat

Policia e Austrisë thotë se mijëra migrantë kanë vazhduar të arrijnë në Austri duke e kaluar kufirin nga Hungaria.

Zëdhënësi i policisë, Helmut Marban, tha sot se afro 24 mijë njerëz, që janë larguar nga vendet e tyre, kanë kaluar në Austri gjatë fundjavës.

Sipas tij, sot në vendkalimin kryesor kufitar të Austrisë me Hungarinë, Nickelsdorf, tashmë kanë arritur 3,200 migrantë të tjerë, raporton agjencia AP.

Njerëzit që largohen nga dhuna dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azia dhe Afrika, po lëvizin prej njërit kufi evropian në tjetrin, derisa me padurim përpiqen ta gjejnë rrugën për në shtetet veriperëndimore të Evropës.

XS
SM
MD
LG