Ndërlidhjet

PEK: Qendra për Art në Prishtinë të mos mbyllet


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Anëtarët e Parlamentit Evropian të Kulturës (PEK) kërkojnë nga Ministria e kulturës e Kosovës, që ta ndyshojë vendimin për largimin e Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, nga ndërtesa dhe ta mbështes punën e këtij institucioni.

Në një letër dërguar ministrit të kulturës së Kosovës, Kujtim Shala, theksohet se pjesëtarët e PEK-ut janë “shumë të shqetësuar” nga informacioni se ky insntitucion i pavarur kulturor është “nën presion dhe i rrezikuar të mbetet pa hapësirën e vet dhe pa fond”.

“Për artistët e rinjë bashkëkohës, Stacion – Qendra është shumë i vlefshëm dhe i vetmi i llojit të tillë, prandaj meqë ky program është shumë i rëndësishëm, jo vetëm në Kosovë, por edhe kontekstin më të gjërë ndërkombëtar, dëmi i mbylljes së tij do të jetë shumë i madh”, thuhet në letër dhe kërkohet që Ministria e kulturës e Kosovës “ta ndryshoj vendimin e vet dhe të vendos për ta mbështetur një nismë të tillë të rëndësishme joqeveritare, sikur që është Stacioni”.

XS
SM
MD
LG