Ndërlidhjet

Zvicra – model evropian për çështjen e azilkërkuesve


Migrantët në kufirin ndërmjet Koracisë dhe Sllovenisë
Migrantët në kufirin ndërmjet Koracisë dhe Sllovenisë

Në periudhën e kaosit dhe konfuzionit në krizën e migrantëve në Evropë, Zvicra po paraqitet si model për administrim efikas dhe korrekt të azilkërkuesve dhe ka marrë lëvdata edhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) dhe nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

“Për personat që qartas kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, siç janë sirianët, kjo nënkupton qasje më të shpejtë për të drejtat e tyre si refugjatë. Për të pasur mundësi ta ndërtojnë jetën e re në siguri dhe të ribashkohen me anëtarëve të familjeve të tyre”, tha zëdhënësja e UNHCR-së, Susanne Stahel, duke e lavdëruar qasjen e Zvicrës për shpejtësi dhe efikasitet.

Megjithatë, është e kuptueshme që sfida për Zvicrën është shumë më e menaxhueshme se sa, ta zëmë, për Gjermaninë, raporton agjencia Reuters nga Cyrihu, dhe shton se shumë më pak njerëz, që largohen nga konfliktet në Siri dhe vende të tjera, aktualisht po kërkojnë azil në këtë vend të vogël të Alpeve, që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por është pjesë e udhëtimit të lirë Schengen në Evropë.

“Ne mund të tregojmë se këto procedura të përshpejtuara të kërkimit të azilit, jo vetëm që janë funksionale, në saje të mbrojtjes gjithpërfshirëse legale, por aktualisht ato janë edhe korrekte”, tha presidentja e Zvicrës, Simonetta Sommaruga.

Zvicra të premten ka shprehur përkushtim për pranimin e 1,500 azilkërkuesve, sipas sistemit të kuotave të Bashkimit Evropian, nëse ato miratohen.

XS
SM
MD
LG