Ndërlidhjet

Rusi: Ushtarët që nuk shkojnë në Siri ballafaqohen me dënime


Pamje e ushtartëve rusë në Siri
Pamje e ushtartëve rusë në Siri

Avokati, Ivan Pavlov, që e përfaqëson një grup të ushtarëve rusë, për të cilët thuhet se kanë refuzuar të vendosen fshehtas në Siri, thekson se autoritetet u kanë tërhequr vërejtjen klientëve të tij se mund të ballafaqohen me akuza për tradhëti.

Avokati Pavlov i ka thënë dje Radios Evropa e Lirë se oficerët e Shërbimit federal të sigurisë së Rusisë (FSB), aktualisht po i marrin në pyetje klientët e tij.

Ai ka theksuar se autoritetet tash i kanë filluar aktivitetet për kthimin e tyre në njësitë prej nga kanë ardhur, pasi raportet në media e zbuluan këtë çështje.

Avokati Pavlov thotë se ushtarët në Armatën e Rusisë vazhdojn të trajtohen si “material ushtarak” nga komandantët e tyre.

XS
SM
MD
LG