Ndërlidhjet

Aeroplanët rusë pa ekuipazh në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Rusia i ka dërguar aeroplanët e vet pa ekuipazh në mision vëzhguees në Siri.

Mëtutje, dy zyrtarë të paidentifikuar i kanë thënë sot agjencisë Reuters se nuk mund të thonë se sa aeroplanë të tillë ishin përfshirë në misionet e këtilla.

Pentagoni nuk ka bërë koment zyrtar.

Perëndimi është i shqetësuar lidhur me përqendrimin ushtarak të Rusisë në Siri, dyke shprehur dyshime se synohet mbështetja e qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad.

Moska thotë se synon ta ndihmoj Sirinë, që është aleate për një kohë të gjatë, në luftën e saj kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Shtetet e Bashkuiara i kanë tërhequr vërejtjen Rusisë se vendosja ushtarake e saj në Siri, mund të paraqes kërcënim për koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG