Ndërlidhjet

Egjipt: Vriten 10 militantë


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Zëdhënësi i ushtrisë së Egjiptit ka thënë se ushtria ka vrarë 10 militantë, në afërsi të oazës Bahriyah, në lindje të shkretëtirës, atje ku kohë më parë forcat e Egjiptit, gabimisht kanë vrarë turistë nga Meksika.

Gjenerali Mohammed Samir ka shkruar në Facebook, se operacioni është zhvilluar të hënën, duke arrestuar edhe disa militantë dhe kanë shkatërruar pajisje ushtarake të tyre.

Samir ka thënë se ushtria ka lëvizur pasi ka pranuar informatën se “terroristët ishin duke u përgatitur për të kryer disa sulme në disa institucione të rëndësishme,” gjatë festës së Kurban Bajramit.

Egjipti ka filluar hetimet rreth sulmit mbi grupin e turistëve, ku vdiqën 8 turistë meksikanë.

XS
SM
MD
LG