Ndërlidhjet

SHBA: Shumë liderë marrin pjesë në samitin kundër terrorit


Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ku do të mbahet samiti kundër terrorit
Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ku do të mbahet samiti kundër terrorit

Më se 100 liderë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në samitin kundër terrorit në Kombet e Bashkuara, mikpritës i të cilit është presidenti amerikan, Barack Obama.

Gjithsej 104 liderë të shteteve janë futar në samitin më 29 shtator, ku do të diskutohet për të arriturat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, për t’i shkaktuar disfatë grupit ekstremist, Shteti Islamik, një vit pasi ka filluar fushata e sulmeve ajrore.

Në këtë samit nuk është ftuar Irani, megjithqë mendohet se po luan rol madhor në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irakun fqinj, duke dërguar këshilltarë ushtarakë, armatim dhe trainerë për ushtrinë e Irakut dhe milicitë shiite aleate.

Pritet pjesëmarrja e afro 30 organizatave rajonale dhe e 100 grupeve joqeveritare.

Vitin e kaluar, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti Obama ka shprehur përkushtim për shkatërrimin e militantëve të Shtetit Islamik, dhe u pat bërë thirrje shteteve që t’i bashkohen Uashingtonitnë këtë fushatë.

Prej atëherë, militantët kanë okupuar territore në Siri dhe Irak dhe janë vendosur në Libi, Jemen dhe vende të tjera në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG