Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në bazë të dispozitave të nenit 18 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, ka emëruar katër anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Sipas një njoftimi për media, anëtarët e emëruar janë: prof. dr. Ismet Salihu, univ. prof. dr. Sigurd Hollinger, prof. dr. Shefkije Islamaj dhe prof. dr. Isa Qosja.