Një ushtar gjeorgjian është vrarë nga një sulm kundër forcave të NATO-s në Afganistan.
Ushtria gjeorgjiane dhe NATO-ja kanë thënë se ushtari është vrarë pranë bazës amerikane Bagram, në veri të Kabulit.
Një tjetër ushtar gjeorgjian është plagosur në sulm.
NATO-ja nuk ka identifikuar ndonjë fraksion të veçantë militant që besohet se është përgjegjës për sulmin.
Shumica e forcave perëndimore janë tërhequr nga Afganistani në fund të vitit 2014, por rreth 13,000 sish kanë mbetur atje për të trajnuar forcat afagne.