Ndërlidhjet

Franca ia shet Egjiptit luftanijet e prodhuara për Rusinë


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se është arritur marrvëshje me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, për t’ia shitur dy luftanijet franceze, Mistral, që fillimisht janë ndërtuar për Rusinë.

Zyra e Hollande ka thënë se dy vendet “janë pajtuar mbi parimin dhe kushtet” e shitjes së luftanijeve.

Marrëveshja miliarda dollarëshe me Moskën, në lidhje me dy luftanijet Mistral, është anuluar, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kremlinit për separatistët në lindje të Ukrainës.

Franca ka rënë dakord për t’i kompensuar Moskës rreth 1.2 miliard euro.

XS
SM
MD
LG