Ndërlidhjet

Rusi: Ende nuk dihet nëse do të ketë takim midis Putinit dhe Obamës


Dmitry Peskov.
Dmitry Peskov.


Kremlini ka thënë se është shumë herët të flitet për një takim të mundshëm midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Barak Obama, javën e ardhshme në New York, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve në një konferencë për media se janë arritur “disa marrëveshje” midis Rusisë dhe Izraelit për një koordinim të aksioneve në Siri.

XS
SM
MD
LG