Ndërlidhjet

Evropa e shqetësuar për praninë ruse në Siri


Jean-Yves Le Drian.
Jean-Yves Le Drian.


Ministri francez i mbrojtjes Jean-Yves Le Drian i ka bërë thirrje Moskës që të arsyetojë rritjen e saj “shumë të arsyeshme” në Siri.

Le Drian i ka bërë këto deklarata, në Paris, gjatë një takimi me homologun e tij anglez, Michael Fallon.

Ai tha se nëse qëllimi kryesor i Rusisë është që ta “mbrojë presidentin sirian, Bashar al Assad,” atëherë le ta pohojë këtë.

Fallon ka thënë se prania ushtarake e Rusisë, në Siri “do ta komplikojë edhe më shumë situatën, edhe ashtu mjaft të komplikuar.”


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-ës, Jens Stoltenberg ka thënë se është shumë “i brengosur” për aksionet ruse në Siri.

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që Rusia ta bëjë të qartë “se cilat janë qëllimet e saj.”

Komentet vijnë pasi Rusia ka deklaruar se do të bëjë disa ushtrime detare në Detin Mesdhe.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se këto ushtrime do të zgjasin një vit, por nuk i ka lidhë ato me situatën në Siri.

XS
SM
MD
LG