Ndërlidhjet

Më shumë se 700 të vdekur ne Arabinë Saudite


Vendi i ngjarjes në Mina.
Vendi i ngjarjes në Mina.

Zyrtarë të Arabisë Saudite kanë thënë se së paku 700 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë një rrëmuje në qytetin e shenjtë të Minës, gjatë ceremonisë së haxhit.

Ekipet e shpëtimit po arrijnë në vazhdimësi tek vendi i ngjarjes, i cili është vetëm pak kilometra larg Mekës.

Rrëmuja ka ndodhur gjatë ceremonisë së fundit të pelegrinëve të cilët kishin shkuar për haxh.

Mbi dy milionë njerëz kanë kryer pelegrinazhin e tyre vjetor në këtë qytet të shenjtë myslimanë.

XS
SM
MD
LG