Ndërlidhjet

Izrael, Rusi: Koordinim ushtarak lidhur me Sirinë


Ushtarët rusë duke duke u përgatitur për udhëtim nga Krimeja për në Siri me luftanije
Ushtarët rusë duke duke u përgatitur për udhëtim nga Krimeja për në Siri me luftanije

Një ekip koordinues izraelito – rus, i cili do të punoj për parandalimin e shkëmbimit aksidental të zjarrit, ndërmjet dy vendeve në Siri, do ta mbajë takimin e parë, më 5 tetor, ka thënë një oficer ushtarak i Izraelit.

Ky oficer, që ka folur në kushte anonomiteti, tha se ekipet do të udhëhiqen nga zëvendësshefat ushtarakë të dy vendeve, dhe do të bisedojnë për koordinimin e operacioneve të tyre ajrore, detare dhe elektromagnetike, rreth Sirisë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha gazetarëve më 21 shtator se të dy vendet janë “pajtuar për mekanizmin” e parandalimit të “keqkuptimeve” ndërmjet forcave të tyre ushtarake në Siri.

XS
SM
MD
LG